Një grabitje e frikshme ka ndodhur natën në Delvinë. Shtëpia e një kambisti Muslim Osmani është sulmuar nga persona të maskuar dhe të armatosur. 

Fillimisht ata e lidhin Osmanin dhe më pas grabitën një sasi parash që ndodheshin në shtëpi. Vajza e 70-vjeçarit e cila kishte shkuar tek babai është hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar grabitësve. Të dy babë e bijë u dërguan në spital për të mjekuar plagët, por autorët ende nuk janë kapur. /abcnews.al