Tiranë/ Xhiroja ditore e një kazinoje nuk i ka mjaftuar, por pasi e ka grabitur është nisur drejt një tjetre. Protagonist i kësaj ngjarje është 45 – vjeçari I.L. nga Tirana, i cili u arrestua nga policia e kryeqytetit.

Rreth orëve të mbrëmjes të së premtes, i maskuar dhe i armatosur me pistoletë “TT”, I.L. grabiti fillimisht një kazino tek “Zogu i Zi”, duke marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra.

Më pas ai iu drejtua një tjetër kazinoje pranë Prokurorisë së Tiranës, sërish me qëllimin për ta grabitur. Por këtë herë, 45 – vjeçari është kapur në flagrancë nga efektivët e Komisariatit Numër 3, të cilët ishin vënë në ndjekje të tij.

Në momentin e ndalimit, I.L. mësohet se e kishte pistoletën me fishek në gojë. /tvklan.al