arrestimi3 banesa në katin e tretë të këtij pallati në lagjen Beslidhja të Lezhës janë grabitur njëra – pas tjetrës gjatë natës.

Të maskuar dhe të armatosur, grabitësit kanë përdorur tarracën e një lokali për t’u ngjitur fillimisht në katin e dytë e më pas me ndihmën e një peshqiri kanë arritur në katin e tretë, në një apartament ku ndodhej nje grua me të bijën.

Kanë marrë bizhuteritë dhe paratë që kanë gjetur dhe pa u ndierë nga gruaja dhe vajza kanë kaluar në apartamentin ngjitur.

Aty kanë thyer xhamin e ballkonit dhe kanë hyrë brenda.

Në të ndodhej një grua e vetme, të cilën e kanë goditur dhe e kanë kërcenuar që të mos bërtiste.

Teksa mbanin nën kërcenimin e armëve gruan për afro 2 orë, njëri prej tyre ka hyrë në apartamentin e tretë, që ishte i boshatisur.

Kanë dalë nga pallati qetësisht, pasi kanë thyer edhe llampat e ndriçimit të shkallëve. Policia u njoftua nga gruaja e mbajtur peng, e cila jetonte e vetme pasi bashkëshortin e kishte në emigracion.

Ekspertet e kriminalistikës analizuan gjurmët e marra në vendngjarje dhe në një telefon celular të gjetur poshtë ballkonit të njërit prej apartamenteve të grabitur. Pas disa orë hetimesh policia arrestoi një 17-vjeçar nga Rrësheni si një prej dy autorëve të përfshirë në 3 grabitjet e një nate më parë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. 17-vjeçari u identifikua nga gruaja që u mbajt peng për më shumë se 2 orë në banesën e saj.