Klan Plus ndërton grafikisht skemën se si u ekzekutuan dy të rinjtë në qytetin e Lushnjes, pasditen e 11 tetorit.

Siç duket nga grafika, autorët që udhëtonin nga Bulevardi i Palmave kanë ardhur pranë lokalit ky po qëndronin Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Marjus Xhepexhiu, Saimo Xheliu dhe kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoku i tyre Marjus Xhepexhiu dhe një qytetar që po udhëtonte me bicikletë.

Mësohet se pak minuta para atentatit nga lokali ku qëndronin të rinjtë është largua Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, që sipas informacioneve kishte vajtur tek berberi.

Policia ka identifikuar autorët që siç e shihni në fotot respektive janë Laert Haxhiu dhe Ogert Bilbili, ndërsa një i tretë ende nuk është identifikuar.

Zyrtarisht sipas policisë, vrasja e dyfishtë e së mërkurës ka lidhje me atentatin e shtatorit 2016, ku mbetën të plagosur Xhulio Shkurti dhe Saimo Xheliu.

Siç duket në këtë rindërtim grafik, dy të rinjtë u plagosën nga i njëjti autor i masakrës së fundit, Laert Haxhiu. Pista kryesore e hetimit për dy ngjarjet është ajo e hakmarrjes.

Burimi: Klan Plus