Artistë thonë se kjo akademi nuk bën asnjë transparencë

Çmimet Grammy vitin e ardhshëm me shumë gjasë do të ngjallin shumë debate. Nominimet e shpalosura së fundmi nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në fushën e muzikës kanë shkaktuar pakënaqësi tek këngëtarët. The Weeknd i ka kritikuar ashpër organizatorët e ceremonisë “Grammy”, pasi nuk arriti të nominohet në asnjë kategori me albumin e tij të ri “After Hours”. Në një mesazh të postuar në Twitter, The Weeknd është shprehur se kjo akademi e muzikës vazhdon të jetë e korruptuar dhe organizatorët e kësaj ngjarje nuk kanë dhuruar asnjëherë transparencë fansave dhe industrisë së muzikës.

The Weeknd gjatë karrierës së tij ka fituar tri shpërblime “Grammy”, në kategori të tilla si “Albumi më i mire dhe bashkëkohor”, për “Starboy” dhe “Beauty Behind The Madness”, si dhe “Performanca më e mirë R&B” për hitin “Earned It”.

Në edicionin e fundit të ceremonisë “American Music Awards” , Weeknd triumfoi në tri kategori duke u shpallur “Artisti më i mirë i muzikës Soul/R&B”, “Albumi më i mirë Soul/RB” për  “After Hours” dhe “Kënga më e mirë Soul/R&B” për hitin “Hartless”.

Po ashtu kritika të njëjta ka bërë edhe Justin Bieber. Albumi i tij i pestë “Changes” mori një nominim për Grammy si më i miri pop. Por gjithnjë kanadezi ka interpretuar këngë të zhanrit R&B. Npërmjet një postimi në rrjetet sociale Bieber shkruan se albumi i tij  R&B nuk u nderua si duhet duke u vendosur në këtë kategori. Justin ka interpretuar shumë pak këngë të stilit po gjatë gjithë karrierës së tij dhjetë vjeçare.

Ndërkaq Dua Lipa, Taylor Swift, Beyonce dhe Billie Eilish kryesojnë me më shumë nominime, në disa prej kategorive kryesore. Dua Lipa dhe Taylor Swift konkurrojnë me njëra-tjetrën për çmimin “Albumi më i mirë i vitit”, me projektet e tyre “Future Nostalgia” dhe “Folklore”. Ceremonia “Grammy” do të mbahet në datën 31 Janar 2021.

Klan Plus