Anëtarët e jurisë do të kalojnë në një proces të rikualifikimit që votimi të jetë sa më transparent

Organizatorët e Çmimeve Grammy kanë hequr dorë nga komitetet e tyre anonime të votimit pas akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm.

Yje si Zayn Malik dhe Halsey kishin pohuar se procesi i përzgjedhjes ishte i padrejtë dhe nuk kishte transparencë. Artistët me ngjyrë kanë kritikuar prej kohësh çmimet për mungesë diversiteti.

Në fillim të këtij viti, këngëtari kanadez The Weeknd akuzoi organizatorët e Grammy si të korruptuar pasi ai nuk kishte marrë asnjë nominim pavarësisht se një nga hitet e tij kalojë rekorde në Top 10 të SHBA. Pretendimet se procesi i nominimeve Grammy është njollosur u bënë në një ankesë ligjore të depozituar në fillim të vitit 2019 nga ish-shefi ekzekutiv i Akademisë së Regjistrimit, Deborah Dugan.

Në atë kohë, Akademia i hodhi poshtë si “kategorikisht të rreme, mashtruese dhe të gabuara”. Grammy një organizatë jo-fitimprurëse që përfaqëson krijuesit e muzikës, tha se zgjedhja e të nominuarve dhe fituesve do rikthehet në duart e të gjithë organit të anëtarësimit me të drejtë vote.

Ai shtoi se më shumë se 90% e anëtarëve të saj do të kalonin nëpër një “proces të rikualifikimit” për të siguruar që organi i votimit është i angazhuar në mënyrë aktive. Akademia Grammy gjithashtu do të shtojë dy kategori të reja për performancën më të mirë të muzikës globale dhe albumin më të mirë të muzikës urbane Latine, duke e çuar në 86 numrin e përgjithshëm të Çmimeve Grammy.

Klan News