Intervistë me deputetët e Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe Arben Malaj për përgjimet.

Gramoz Ruci: Pra që institucionet shqiptare që nga Parlamenti, që nga kryetari, që nga komisionet e parlamentit, që nga institucionet e tjera të Shqipërisë të funksionojnë në rrugë ligjore dhe demokratike, ky është thelbi. Juve po interpretoni është përgjuar apo s’është përgjuar. Kjo nuk më shqetëson fare. Pse, po ka një njeri që e di se si bëhet përgjimi dhe ku bëhet përgjimi dhe përse bëhet përgjimi, jam unë. Dhe unë personalisht jam përgjuar 5 vjet rresht nga qeverisja e PD-së dhe nuk shqetësohem fare sikur të përgjohem 48 orë nëqoftëse dita ka 24, 48 ore të përgjohem në ditë. Pra, thelbi është kjo e para. E dyta është që unë protestova që të mos lejojnë që dy parti taksi në Shqipëri të tërheqin zvarrë apo të rimorqojnë partinë time mazhorancën parlamentare që elektorati shqiptar i ka dhënë votën. Dhe së treti që partia ime, grupi im parlamentar, qeveritarët e mi të lëvizin nga vendi për të justifikuar këtë situatë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Gjinushi dje ka shkelur rregulloren e Parlamentit, kaq.

Arben Malaj: Akoma nuk është përcaktuar në mënyrë ligjore fakti i kryer nëse është përgjuar telefoni apo jo, dhe ky qe thelbi edhe i debatit të djeshëm, por nëse është përgjuar, dhe e vetmja kërkesë që unë bëja në seancë ishte të falenderoja organet e SHIK-ut, sepse kjo mund të ndihmojë për të gjetur se kush janë hajdutët realë, pasi pëlr rreth njl vit e gjyslm jemi vlnl nl mlnyrl abuzive dhe nga shtypi nl akuza fallco. Fakti që të ardhurat e buxhetit pas shtatorit të vitit 1998 jo vetëm që nuk kanë shënuar rritje por janë në nivelin më të ulët na jep të drejtën morale që tu kërkojmë organeve të Prokurorisë, të SHIK-ut, dhe opinioni shqiptar të njohë se kush janë hajdutët e vërtetë./tvklan.al