Intervistë me Gramoz Ruçin dhe Jozefina Topallin për lirimin e Zani Çaushit.

Gramoz Ruçi: Unë mendoj dhe gjykoj që stabiliteti i Shqipërisë nuk varet tek një person i caktuar me emrin Zani apo kushdo qoftë ky. Shteti është shtet, ligjet jane ligje. Nuk mund të paragjykoj apo të vlerësoj se si ka vepruar Gjykata apo Prokuroria Shqiptare për hartimin e përgjegjësive penale që ka pasur grupi i Vlorës me i ashtuquajtur Zani ashtu sikurse dhe
vendimin e Gjykatës që është shprehur dje që e ka lejuar të lirë dhe një pjesë të tyre i ka mbajtur brenda. Janë Gjykata të tjera, ato Prokuroria nëqoftëse ka fakte të tilla duhet të atakojë menjëherë në shkallën tjetër të Apelit apo deri në Gjykatën e Kasacionit për të vënë para përgjegjësisë pastaj administrative apo penale dhe gjyqtarin Deda.

Jozefina Topalli: Lirimi i Zanit është një implikim i drejtpërdrejtë i disa politikanëve që janë në majë të pushtetit të cilët e shihnin veten të kompromentuar nga ato që mund të thotë Zani në vitin ’97 në lidhje me bashkëpunimin që ai ka patur pikërisht me këto që janë zyrtarë shumë të lartë të sotëm në jetën politike shqiptare./tvklan.al