Gramoz Ruçi ka deklaruar dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.

“Dua të njoftoj për dorëheqjen time si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare”,

u shpreh Ruçi.

Ai deklaroi se funksioni i sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë së PS është një detyrë me kohë të plotë dhe nuk mundet ta përmbushë për shkak të postit të tij të ri si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ruçi vuri në dijeni Asamblenë që të nisë procedurat përgatitore për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm. Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë së PS që prej vitit 2010.

Në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste prezantohen objektivat e të gjithë ministrave për 100 ditët e para të qeverisë. 

/tvklan.al