Në një takim të Partisë Socialiste të zhvilluar në Fier për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, Gramoz Ruçi ka folur me superlativa për kryetarin e partisë, Edi Ramën.

Gjatë fjalës së tij, Ruçi e konsideroi Ramën lider të padiskutueshëm që përmbush të gjitha cilësitë.

Ndërsa u shpreh i bindur se nuk ka asnjë që ta konkurrojë Ramën si lider.

“Duke u nisur nga ajo që thashë në fillim, që do votojmë subjektin, do votojmë liderin, dhe ne jemi krenar që kemi lider Edi Ramën. Pasi lideri dhe liderët mund të kenë shumë virtyte po duhet të kenë tre gjëra të rëndësishme. E para, vizionin. E dyta, ambicien. Dhe e treta, energjinë. Ne kemi me sa ballafaqohemi me liderin tonë, pasi këto 3 cilësi që duhet të ketë çdo lider, nuk ka konkurrent tjetër, është Edi Rama i pari, janë shumë vende bosh dhe pastaj mund të gjejmë se kush do konkurrojë. Ja pse ne përsëri jemi krenar për votën e dytë që duhet të japë elektorati shqiptar”, u shpreh Gramoz Ruçi. /tvklan.al