Gramoz Ruçi flet për ndarjen e re të zonave zgjedhore për demokratët – (31 dhjetor 2004)


Gramoz Ruçi flet për ndarjen e re të zonave zgjedhore për demokratët – (31 dhjetor 2004)

22:53 31/12/2004

Në prag të ndërrimit të viteve, socialistët i dhurojnë ndarjen e re të zonave zgjedhore demokratëve. Në bazë të protokoll marrëveshjes të firmosur nga të dy palët në selinë e OSBE-së, shfuqizohet ndarja aktuale e zonave zgjedhore. Për hartën e re elektorale do të merren parasysh kërkesat e Partisë Demokratike.

Gramoz Ruçi: “Regjistrimi i  popullatës të vitit 2001 do  të merret listat e zgjedhësve shqiptarë në vitin 2001 dhe 2003 dhe mundësisht dhe listat e atyre që kanë marrë pjesë në votime në vitin 2000, 2001 dhe 2003. Pra, duke i kombinuar të gjitha këto të dhëna mbi bazën e këtyre regjistrave që ekzistojnë tashmë në Shqipëri, parlamenti shqiptar nga mesi i muajit Shkurt, do të bëjë realitet miratimin e ndarjeve  të zonave të reja elektorale.”

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, përpara fillimit të sesionit të zakonshëm parlamentar në 17 Janar, Kuvendi do të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor./tvklan.al










Të ngjashme