Gramoz Ruçi intervistë për studentët grevistë (15 Dhjetor 1998)

Gramoz Ruçi intervistë për studentët grevistë (15 Dhjetor 1998)

15:19 15/12/1998

Gramoz Ruci intervistë për dorëheqjen e ministrit të Arsimit Et’hem Ruka. Sipas Gramoz Ruçit kërkesat e studentëve grevistë nuk kanë lidhje me ministrin Ruka, por kërkojnë takim me kryeministrin Majko.

Mendimi im është që duke patur parasysh kërkesat, nuk kanë lidhje me minstrin e Arsimit kështu që vetë përmbajtja e peticionit me kompetencat që ka një ministër Arsimi janë të pa përputhura me njëra tjetrën. Kur flasim për dialogun me Majkon, ai si një njeri mund të shkojë kudo. Mund të dalë me ta, mund dhe të futet në grevë me ta si njeri. Majko është kryeministër dhe kur flasim për një shtet flasim për një institucion. Qeverinë shqiptare si një institucion duke vlerësuar maksimumin nga pikëpamja organizative, institucionale, financiare. Kërkesat e studentëve u mblodhën në një mbledhje të posaçme. Ata kërkuan të gjitha rezervat e mundshme të një shteti në rrugë institucionale dhe vendosën në institucion. Unë dhe sot jam gati të shkoj kudo pavarësisht se nuk ma ka kërkuar njeri.” – ka shtuar ai./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi