Viktima po punonte në një shtëpi të braktisur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Korçë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën nga shpërthimi aksidental i një granate. Viktimë ka mbetur Hekuran Kala, që në momentin e shpërthimit po punonte për nxjerrjen e gurëve në këtë banesë të braktisur.

46-vjeçari ka qenë duke gërmuar në vendin ku gjendej granata, e cila shpërtheu duke e plagosur rëndë, por edhe pse u transportua në spital nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Banorët tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa viktima ishte babai i tre fëmijëve të mitur dhe në gjendje të vështirë ekonomike.

Në kohën kur ndodhi shpërthimi 46-vjeçari Kala shoqërohej nga 2 persona të tjerë, që nuk kanë pësuar lëndime. Ata janë shoqëruar në komisariat ku kanë dhënë e deklarime për ngjarjen. Mësohet se 46-vjeçari nxirrte gurë për të bërë riparime në resortin ku ishte punësuar për ta mirëmbajtur.

Tv Klan