Pas fitores së Zvicrës me Serbinë, kapiteni i zviceranëve Granit Xhaka ka veshur bluzën e Jasharit.

Në fakt është fanela e shokut të tij të skuadrës, shqiptarit tjetër që luan për Zvicrën, Ardon Jashari.

“Nuk mund të përshkruaj se sa ndjesi e bukur është. Jam shumë krenar për shokët e mi të skuadrës kombëtare të Zvicrës. Ia dolëm”, shkruar Granit Xhaka duke pozuar së bashku me Ardon Jasharin.

Zvicra e mundi 3 me 2 Serbinë, duke e eliminuar nga Botërori 2022. /tvklan.al