Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Qeveria e SHBA-së, financon në shëndetësi dhe arsimin shqiptarë me një grand prej 7 milion dollarësh. Ky fond, i cili do të menaxhohet nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, nën administrimin e organizatës Meri Corps në Tiranë, u jepet këtyre enteve të cilat janë prekur nga prania e refugjatëve gjatë krizës kosovare të vitit të kaluar.

Kështu kanë deklaruar sot para shtypit Ambasadori i SHBA në Shqipëri Josef Limpreht, si edhe drejtori i USAID-it Hauard Sumka. Në Shqipëri janë mbi 2200 qendra shëndetësore dhe mbi 4 mijë e 600 mjedise arsimore, ku 90% e tyre nuk kanë marrë asnjë lloj asistence rehabilitimi.

Ky fond do të përmirësojë infrastrukturën fizike dhe sociale të ketyre ambienteve. Në shërbim të realizimit të këtij projekti do të bashkëpunojnë edhe organizma të tjerë të OJQ-ve./tvklan.al