Një 21-vjeçare nga Oklahoma është akuzuar për vrasje pasi pati një dështim të shtatzënisë dhe njerëzit patën shumë reagime duke mbajtur anën e saj.

Brittney Poolaw ishte rreth 4-muajshe shtatzënë kur e humbi fetusin e saj në spital në 2020. Këtë Tetor ajo u dënua me 4 vite në burg për vrasje të shkallës së parë të djalit të saj të palindur. Si ajo vuajti nga dështimi dhe si u arrestua për vrasjen e fetusit, u bë një çështje mjaft e diskutuar në media.

Kur ajo mbërriti në spital për të marrë trajtim, Poolaw tha se kishte përdorur drogë ilegale gjatë shtatzënisë. Pas analizave, mjekët gjetën metamfetaminë në trurin dhe mëlçinë e fetusit. Mjeku nuk përcaktoi një shkak të vdekjes për të voglin por vuri në dukje anomali gjenetike, shkëputje të placentës, ose metamfetamina,  që mund ta kenë sjellë këtë humbje.

Avokati i vajzës tha se do ta apelojë vendimin. Paditësi nuk ka pranuar të japë asnjë koment.  Sipas “BBC” shumë organizata për të drejtat e grave shtatzëna po përkrahin Brittney Poolaë.

Nga vitet 1973- 2020 ka pasur 1,600 raste të arrestimit të grave për lindje në shtëpi, rrëzim dhe humbje të fëmijës ose përdorimi i drogërave. Nëse Poolaw do të kishte abortuar dhe jo dështuar, ajo nuk do të kishte marrë asnjë dënim sepse në Oklahoma aborti është i ligjshëm./tvklan.al