Gratë e naftëtarëve vijojnë grevën



Gratë e naftëtarëve vijojnë grevën

10:35 23/10/2020

Greva e grave të naftëtarëve të Ballshit ka vijuar në ditën e nëntë të saj. Ato ndodhen brenda ambienteve të Uzinës, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e tyre vjen dhe përkeqësohet.

Pavarësisht kësaj grevistet thonë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre. Ato kanë përsëritur kërkesën e tyre ndaj qeverisë dhe kryeministri Rama për të zgjidhur çështjen.

Ky i fundit nëpërmjet një reagimi në Twitter ditën e sotme u bëri thirrje grave që të dalin nga greva në mënyrë që të nisin bisedimet. Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinën e Ballshit./tvklan.al




Të ngjashme