Gratë e para në hapësirë mbyllin me sukses misionin

Posta

Gratë e para në hapësirë mbyllin me sukses misionin

22:11 19/10/2019

Christina Koch dhe Jessica Meir dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar. Ato kaluan shtatë orë jashtë ISS, ndërkohë që gjatë shëtitjes morën dhe një telefonatë nga Donald Trump.

Dy astronautet femra ia dolën të mbyllin me sukses misionin e tyre, madje rregulluan edhe disa “gjëra shtesë” në stacionin hapsinor. NASA e ka cilësuar si një hap të madh në agjencinë e tyre, madje misioni i radhës është të dërgojnë “burrin tjetër dhe gruan e parë” në Hënë deri në vitin 2024.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një grua tenton të shkelë në hapësirë. Në vitin 1986 Christa McAuliffe, një qytetare e thjeshtë, ishte e para mësuese, e cila do të kryente këtë mision si e ftuar. Por ky mision nuk u përfundua kurrë, pasi 73 sekonda pasi anija “Challenger” u shkëput, shpërtheu.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi