Gratë e përndjekura, ish të burgosura janë mblidhur për të diskutuar rreth problemeve që vazhdojnë t’iu rëndojnë sërish mbi kurriz. Strehimi, punësimi dhe çeshtja e Kushtetutës ishin temat kryesore që Mimoza Dajçi, kryetare e këtij grupi do të bënte prezente. Ky grupim grash është mbledhur për varfërinë që ekziston si dhe për njerëzit e hequr nga puna. Kushtetuta për këto gra është mjaft e nevojshme por duhet ditur se kush po e harton dhe miraton atë. Sipas tyre është marrë mendimi i vetëm një pjese të popullsisë dhe jo pjesës tjetër e cila ka vuajtur më së shumti, ndaj kjo shtresë grash të përndjekura i thotë jo Kushtetutës.  Thënia e këtij grupi do të ishte : ” Ai që nuk merr nga populli, bie shumë shpejt poshtë!”

Pamje nga mbledhja e ish- grave të përndjekura./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti