Gratë i japin forcë lëvizjes opozitare në Bjellorusi

Alla dhe Sofia janë mësuese në pension. Çdo të shtunë ato u bashkohen protestave të grave në Bjellorusi. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës. Lukashenko me sa duket ka tani frikë nga gratë dhe forcat e policisë arrestojnë vazhdimisht gra në demonstrata që t’i trëmbin ato, por me sa duket po bëjnë pikërisht të kundërtën.

Belarus I Proteste in Minsk (TUT/dpa/picture-alliance)

“Gratë nuk e kishin nisur ende marshin e tyre dhe arrestimet filluan. Çdo javë policia godet gjithnjë e më fort. Gjithçka ishte qetë kur papritmas erdhën policët dhe i tërhoqën gratë e reja në autobusët e tyre. Çfarë u kanë bërë gratë atyre? – tregon Alla.

“Ne nuk kemi frikë për veten tonë – kemi më shumë frikë për fëmijët dhe nipërit tanë – ata duhet të jetojnë në një vend normal pa oficerë të tillë policie.” shton Sofia.

Belarus Frauen-Demo in Minsk (Mikhail Voskresenskiy/Sputnik/dpa/picture-alliance)

Alla dhe Sofia mundohen t’i bindin trupat e policisë të ndryshojnë mendje. Ndonjëherë kjo funksionon, por ndonjëherë nuk kemi fat dhe asnjë nga demonstrueset nuk e lirojnë, thotë Alla. Oficerët e policisë kanë pak respekt për ne mësueset në pension, shton ajo.

Lukashenko i ka ngritur gratë kundër vetvetes

Shoqen e saj Sofian Alla e ka njohur në rrugë gjatë demonstratave. Sundimtari Alexander Lukashenko po i bashkon gratë – kundër vetvetes. Dhe jo vetëm ato. Banorët shpesh shprehin respektin e tyre për demonstruesit duke u rënë borive të makinave. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës.

Protestueset e quajnë me dashuri Masha udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova

Masha e quajnë ato me dashuri udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova. Ajo iu kundërvu dëbimit jashtë vendit duke grisur pasaportën dhe duke pranuar arrestimin. E gjithë opozita bjelloruse tani gjendet ose në burg ose në mërgim. Sundimtari Lukashenko po mbahet pas pushtetit me të gjitha forcat e tij që nga zgjedhjet e falsifikuara, na thotë Alla.

Belarus Frauen-Demo in Minsk | Festnahmen (Tut.By/Reuters)

Kur shkova të votoj për Svetlana Tihanovskajan isha e sigurt se gjithçka do të vazhdonte njëlloj si gjithmonë, se asgjë nuk do të ndryshonte. Por një ditë pas zgjedhjeve dëgjova njerëz që bërtisnin në rrugë “Rroftë Bjellorusia”. Menjëherë isha e sigurt se do të fitonim. Lukashenko i ofendoi thellë gratë bjelloruse me seksizmin e tij; në fakt, ne gjithmonë kemi pasur të drejta të barabarta.

Dhe tani gjithnjë e më shumë bjelloruse po i kundëvihen Lukashenkos dhe regjimit të tij. Për ta ai është mashtrues.

“Ishte me të vërtetë një poshtërim për të gjithë ne, marifeti me betimin e fshehtë si president. Ata duket se nuk kanë më nevojë t’u dëshmojnë gjë njerëzve.” – thotë një protestuese.

Weißrussland | Proteste in Minsk (picture-alliance/dpa/A. Maishev)

“Presidenti ynë është seksist. Po ne do t’i tregojmë se sa të forta jemi.” – thotë një tjetër.

Belarus Demo von Frauen gegen Polizeigewalt in Minsk (picture-alliance/dpa/S. Bobylev)

Për sa kohë që na mbajnë akoma këmbët, do të protestojmë rrugëve të Minskut me flamurin e opozitës, na thonë Alla dhe Sofia, edhe po të mbetemi vetëm ne të dyja./DW