Gratë më pak të përfaqësuara në koorporata



Gratë më pak të përfaqësuara në koorporata

08:20 16/02/2021

Fondi i pasurisë së Norvegjisë: Votim kundër kompanive që nuk kanë gra në borde

Fondi i pasurisë së Norvegjisë më i madhi në botë, dëshiron që kompanitë në të cilat investon globalisht të rrisin numrin e grave në bordet e tyre.

Një nga investitorët më të mëdhenj në botë, fondi mban aksione nga rreth 9.200 kompani në të gjithë botën, duke zotëruar 1.5% të të gjitha aksioneve. Kohët e fundit Fondi Norvegjez është angazhuar në një mori çështjesh në fushën e qeverisjes mjedisore, shoqërore dhe të koorporatave.

Bordet ku secila prej gjinive ka më pak se 30% përfaqësim duhet të marrin në konsideratë diversitetin gjinor dhe të raportojnë mbi progresin.

Shefi ekzekutiv Nicolai Tangen për Reuters është shprehur se tani më shumë se kurrë duhet të shikohet përfaqësimi i grave në borde.

Sipas Tangen, diversiteti është i mirë për bordin sepse sjell perspektivë më të mirë, është më i mirë për vendimmarrje dhe gjithnjë e më i rëndësishëm për legjitimitetin e kompanive.

Shumica e investitorëve të tjerë të mëdhenj institucionalë kanë një kërkesë të përgjithshme që bordet të jenë të larmishme, pasi vitet e fundit përfaqësimi i grave ka qenë në nivelin më të ulët.

Në 2003 Norvegjia u bë vendi i parë në botë që vendosi një kuotë gjinore, duke kërkuar që gati 500 firma, duke përfshirë 175 firma në bursën e Oslos, të rrisnin deri në 40% përqindjen e grave në bordet e tyre.

Disa vende të tjera kanë ndjekur linja të ngjashme, të tilla si Britania, e cila synon përfaqësimin e grave deri në 33%.

Duke filluar me sezonin e ardhshëm fondi norvegjez do të ushtrojë presion mbi ato koorporata duke votuar kundër kompanive që nuk kanë të paktën dy gra në bord.

Vitin e kaluar fondi votoi kundër 16 kompanive, të gjitha ndërmarrje të mëdha dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, sepse ata kishin në borde vetëm meshkuj. 

Klan News







Të ngjashme