Studiuesit: 1/3 e femrave vuajnë nga depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare

Ankthi dhe depresioni janë shkaktarët kryesore për patologjitë kardiovaskulare tek gratë. Sipas studimeve të fundit rezulton 1/3 në popullsinë botërore femërore vdes si pasojë e sëmundjeve kardiake dhe OBSH thekson se sot në botë shkaqet kardiake janë të parat që marrin jetën e grave. Nga statistikat rezulton se depresioni godet 25% të grave, kundër 10% të burrave.

Për ekspertët, kjo është tabloja që lidh shumë ngushtë shëndetin mendor me atë fizik. Sipas tyre, gratë vuajnë më tepër nga i ashtuquajturi stresi psikosocial, që karakterizohet nga mangësi dhe pakënaqësi ekonomike dhe profesionale. Por jo vetëm, gratë kanë qenë dhe janë shumë më tepër viktima të dhunës familjare, fizike apo seksuale. Të gjitha këto karakteristika lidhen ngushtë me stresin dhe me ankthin, nga i cili vuajnë të paktën 14% e grave.

Madje sot më 14 Shkurt në 180 vende të botës, shoqëria civile manifeston nën moton Një milliard zëra kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, pasi fenomeni është mjaft i përhapur globalisht, shqetësues dhe toksik për mbarë njerëzimin. Principi kryesor është që çdo grua të ketë lirinë dhe të drejtën të vendosë mbi trupin, shëndetin dhe jetën e saj.

Klan Plus