Gratë naftëtare kanë lënë grevën e urisë, pas marrëveshjes në distancë të arritur me kryeministrin Edi Rama. Gratë që ishin në greve, sot paradite kanë dalë nga ambientet ku ishin ngujuar dhe u shprehën së tashmë janë në pritje të takimit me Ramën.

Ato kanë thënë se dalja nga greva është e përkohshme dhe nëse qeveria nuk u jep zgjidhe ato do të ngujohen përsëri.

Nga ana tjetër kryeministri u ka premtuar një takim dhe mësohet se biseda do të zhvillohet në Ballsh rreth orës 18:00.

Prej ditësh Rama u ka bërë thirrje grave naftëtare që të dalin nga greva dhe sapo kjo gjë të ndodhte ai do të shkonte të bisedonte me to.

Ndërkohë kërkesat e naftëtarëve të Ballshit janë bërë të ditura prej kohësh. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri./tvklan.al