gjykata-tr

Lina Uzo ishte viktima e radhës e dhunës në familje. Ajo u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Gjashtë të Sarandës, ndonëse ishte pajisur me “Urdhër Mbrojtje” nga Gjykata, pas dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj.

Numrin më të lartë të udhërave të mbrojtjes për gratë që dhunohen nga burrat, e mban kryeqyteti. Në vitin që lam pas, Gjykata e Tiranës ka dhënë 596 “Urdhër Mbroje” dhe kryesisht janë gra të cilat kanë marrë divorce nga bashkëshortët.

Problematika më e madhe urdhërave të mbrojtjes është zbatimi i tyre, pasi në shumë raste, pas ndarjes, burrat nuk i respektojnë. Në disa raste, gjatë 2015, Policia e Tiranës ka parandaluar krime potenciale brenda familjes, ku bashkëshortët shpesh herë kthehen në shtëpitë ku banon ish – gruaja, duke i dhunuar apo dhe kërcënuar me armë.

Gjatë 2015, në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë gjykuar 7 raste, ku burrat pas problemeve të ndryshme, kanë vrarë bashkëshortet e tyre.

Tv Klan