Ukraina dhe Sllovakia votojnë të dielën për presidentin e ri me një të përbashkët, kandidat pretendent në të dy vendet është një grua.

Në Kiev do të jetë një garë në tre fronte, ku ish-kryeministrja Julia Timoshenko është një prej pretendenteve kryesore për kreun e shtetit. “Princesha e gazit” siç njihet në Ukrainë, Julia Timoshenko do të ketë përballë në raundin e parë presidentin aktual Petro Poroshenko, si edhe aktorin komik Volodimir Zelenski.

Zgjedhja e saj në krye të vendit shihet me skepticizëm nga Perëndimi dhe SHBA-të, që e cilësojnë Timoshenkon si një lidere pro-ruse, pas firmosjes së marrëveshjes së gazit me Moskën, në vitin 2009, me asokohe kryeministrin Vladimir Putin. Për këtë çështje Timoshenko vuajti 3 vjet burg.

E ashpër gara paraqitet edhe në Sllovaki, ku avokatja Zuzana Caputova shihet si kandidatja kryesore për t’u zgjedhur presidente. Nëse triumfon në zgjedhjet e së dielës, Caputova do të bëhet presidentja e parë grua e vendit.

Në fjalimin përmbyllës të fushatës, ajo citoi gazetarin investigativ Jan Kuciak, i ekzekutuar në një kohë kur po hetonte për një aferë korruptive të organeve shtetërore. Kuciak është një nga arsyet pse vendosa të kandidoj, tha avokatja që pretendon presidencën.

Tv Klan