ISHP: Edhe ato që ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri

Gratë shtatzënë dhe ato që ushqejnë foshnjet me gji mund të vaksinohen kundër Covid-19. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se deri tani studimet e kryera tek Pfizer dhe AstraZeneca kanë treguar se nuk ka asnjë efekt negativ.

“Deri tani rekomandimet janë që edhe gratë shtatzënë duhet të kryejnë vaksinën anti-Covid, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun gjinekolog. Po ashtu edhe për nënat që ushqejnë foshnjet me gji rekomandohet vaksinimi, pasi antitrupa që përfiton nëna gjatë vaksinimit i kalojnë edhe fëmijës përmes qumështit. Ato duhet të jenë pa temperaturë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

Po në Shqipëri a ka patur raste të grave shtatzënë të cilat janë vaksinuar?

“Po ka patur raste që janë vaksinuar dhe nuk e kanë ditur që janë shtatzënë. Por nuk ka patur asnjë pasojë negative tek këto gra”.

Në Shqipëri vaksinimi i popullsisë është shtrirë në moshën mbi 60 veç dhe në grupet e riskuara.

Tv Klan