Modelja e njohur Xhesika Berberi është rikthyer nga Amerika në Shqipëri për një projekt. E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Xhesika ka zbuluar se është pjesë e projektit të Green Coast.

“Kam ardhur këtu dhe jam shumë e lumtur faktikisht. Kam ardhur pasi jam përzgjedhur për të bërë një projekt. Kam ardhur për të prezantuar një projekt që e kam shumë përzemër pasi ai bën prezantimin e Shqipërisë në një nivel botëror që është Green Coast Albania dhe kam qenë shumë e lumtur kur e kam marrë këtë ofertë, i cili është prezantuar dhe para 2 ditësh te revista Bordo”, u shpreh Xhesika.  /tvklan.al