Grekët kundër shpërndarjes së refugjatëve

Posta

Grekët kundër shpërndarjes së refugjatëve

22:30 03/11/2019

Banorët bllokojnë rrugën e autobusëve

Nuk është pritur mirë nga grekët vendimi i qeverisë për të akomoduar refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika në zona te ndryshme të vendit.

Në qytetet veriore, banorët u bllokuan rrugën e autobusëve që po sillnin refugjatë, që do të vendoseshin hotelet e këtyre zonave.

Madje në ishullin Kos, kryetari i Bashkisë u priu banorëve që nuk lejuan ankorimin e tragetit me 60 refugjatë që vinin nga një tjetër ishull.

Në ishujt e Egjeut, të mbipopulluar me refugjatë, kushtet e tyre të jetesës mbeten mjaft të këqija, ndaj qeveria vendosi të transferojë një numër të konsiderueshëm në pjesën kontinentale të vendit.

Sipas të përditshmes Kathimerini, reagimet e banorëve po përshkallëzohen në të gjithë vendin.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT