Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë pjesë e një shkrimi të revistës së njohur greke “Athens Voice”. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë artikuj grekë ku ofendohen shqiptarët, këtë herë ka qenë një surprizë përmbajtja e tij.

“Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria”

 nis artikulli, duke treguar rrugëtimin e vajzave në divat e muzikës botërore. Ndër të tjera theksohet sesa krenare ndihen këto vjaza për prejardhjen e tyre.

Në shkrim është prekur problemi i paragjykimit që grekët u bëjnë emigrantëve, sidomos shqiptarëve, ndonëse në Greqi ka shumë të tillë.

Mbase duke ju referuar këtu këngëtares Eleni Foureira, e cila edhe pse me një zë unik, ju desh shumë kohë të pranonte se nga vinte, pikërisht nga frika paragjykimit.

Në shkrim janë marrë shembull vende si SHBA dhe Britania e Madhe, ku nuk ka rëndesi se nga je por nëse ke talent i ke të gjitha mundësitë për të qenë ai që dëshiron.

Në fund revista greke e përmbyll artikullin e saj me frazën

“aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur”.

Klan Plus