
Greku vjen në Shqipëri dhe vjedh paratë në sportel (Video)
Si çdo të hënë, emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar video të rubrikës ‘Hitparade i absurdit shqiptar’. Videot janë denoncuar nga qytetarët, të cilët i kanë dërguar në redaksionë e emisionit “Stop”.
Në videon e parë denoncohet degradimi i rrugës Hoshtec-Pogradec, saqë një furgon ka ngecur në të.
Rasti i dytë është i një djathi të ndotur në Lushnje.
Në rastin e tretë, një kamera sigurie ka filmuar momentin kur një qytetar grek vodhi paratë në sportel.
Një qytetar në Elbasan është filmuar duke vjedhur një rrip mesi.
Në Shijak, rruga është e një cilësie të tillë, sa zetori ka lënë pas brazda. /tvklan.al
