Kontrolli fizik ndaj një 48-vjeçari grek në Aeroportin e Rinasit çoi në zbulimin e 15 mijë paundëve dhe 570 eurove, të cilat ai tentoi t’i kalonte pa i deklaruar. Burime zyrtare të policisë thonë se 48-vjeçari vinte nga Londra drejt vendit tonë. Ai u procedua në gjendje të lirë, ndërsa paratë u sekuestruan.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave”, tha Policia e Shtetit në një njoftim për rastin.

Në një tjetër rast të mosdeklarimit të parave, në dalje të portit të Durrësit u sekuestruan mbi 19 mijë euro.

“Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave”, tha policia./tvklan.al