Ambasada e Kosovës në Izrael është bërë një çështje ndërkombëtare. Pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili është shprehur se Kosova do të shqyrtojë nëse ambasada do të vendoset në Jerusalem apo në Tel Aviv.

Lidhur me këtë deklaratë ka reguar dhe ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit e quan kurtin një anti-amerikan dhe i bën thirrje administratës së Biden që ta ndalojë.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti anti-amerikan Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë antiamerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, shkruan Grenell.

Më herët lidhur me vendosjen e selisë diplomatike të Kosovës në Izrael ka reaguar dhe Turqia, por dhe Bashkimi Evropian. SHBA dhe BE, janë të ndara për vendosjen e ambasadave në Izrael./tvklan.al