Grenell e quan Kurtin anti-amerikan



Grenell e quan Kurtin anti-amerikan

15:22 03/03/2021

Ish i dërguari i Trump thirrje Biden të marrë masa

Me anë të një postimi në Twitter, i dërguari i ish presidentit Trump, Richard Grenell e ka konsideruar Albin Kurtin si një anti-amerikan, qe ka qenë në vite kundër politikës së SHBA-së, duke filluar me kundërshtimin e Bill Clintonit, Geroge Bushit, Barack Obamës dhe Donald Trumpit.

Grenell i ka bërë thirrje presidentit te ri Joe Biden për të marrë masa që kjo sjellje të ndalet dhe që situatat me qeverinë e re kosovare të mos komplikohen sërish. 

Ish-i dërguari i Administratës së Trump, Richard Grenell, reagoi ashpër pas deklaratës së Albin Kurtit se do ta rishikonte vendimin e qeverisë Hoti për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Në postimin e tij në Twitter, Grenell e ka quajtur Kurtin kreu i ri anti-amerikan te krahut të majtë të Kosovës.  

Ndërkohë që nga ana e Vetëvendosje për këto akuza ka reaguar ish-këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllanza Podrimja, e cila ka shkruar se nëse Grenell flet keq, atëherë ata po bëjnë gjënë e duhur.

Por Grenell nuk ka ndaluar me kaq pasi në një postim tjetër ka shkruar se Kurti hodhi gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës në 2018 për të ndaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Pas Grennel ka reaguar edhe këshilltari personal i Kurtit, Arun Chaudhary ku i ka kërkuar atij që të ndalojë me sulmet, pasi aleanca e tyre me SHBA-në është e palëkundëshme.

Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka ardhur falë marrëveshjes që Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç nënshkruan në SHBA.

Marrëveshja përfshinte hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Izrael. Por për këtë gjë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Kurtit që të rishikojë këtë vendim, dhe se shmangia e hapjes së kësaj ambasade do të ishte me e dobishme.

Klan News







Të ngjashme