I dërguari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka reaguar pas vizitës që pati në këto dy vende.

Në një postim në mediat sociale, Grenell teksa ka publikuar një foto ku shihet ai dhe dy liderët e Odave Ekonomike në Kosovë dhe Serbië shkruan se bashkë do të vijojë zbatimi i marrëveshjës së arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Më tej diplomati shprehet se vizita e delegacionit amerikan në Prishtinë dhe Beograd prodhoi një progres së jashtëzakonshëm.

Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për zbatimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, shkruan Grenell.

I dërguari special i Trump bashkë me një delegacion të gjerë ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë dhe Serbi ku ka nënshkruar disa marrëveshje për vijimin e bashkëpunimit dhe investimeve strategjike./tvklan.al