Grenell kërkon heqjen e taksës 100% për produktet serbe

Grenell kërkon heqjen e taksës 100% për produktet serbe

16:12 23/01/2020

I dërguari i Trump takon Kurtin dhe Mustafën

Me takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka nisur ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovës Serbi Richard Grenell.

Pas takimit me Kurtin Grenell tha se SHBA-ja nuk përzihet në çështje politike ndërsa kërkesë e veçantë ishte heqja e tarifës 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa nga Serbia do të kërkoj ndaljen e fushatës në vende të ndryshme të botës për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“I tregova Kurtit që vendet si Britania dhe Gjermania kishin telashe për lidhjen e koalicioneve për formimin e qeverisë. Unë thashë që ne ju shohim me vëmendje se çfarë po ndodh. E ndava vizionin tim për arritjen e shpejt të qëllimit, ku do e heqim taksën dhe Serbia, të ndal fushatën e saj për mosnjohjen e Kosovës. Mendoj se këto të dyja janë hapat e ardhshëm. I shkëmbyem disa ide ekonomike sesi të ecim përpara dhe të krijojmë më shumë energji dhe entuziazëm për vende të punës”.

Pas takimit me Kurtin ai ka vazhduar vizitën e tij në selinë e LDK-së ku ka takuar kreun e kësaj partie Isa Mustafën.

“Mesazhi është se Amerika nuk është e interesuar të përfshihet në çështje politike por në çështje ekonomike. Duhet të fokusohemi në krijimin e vendeve të punës. Duhet të sjellim disa ide këtu dhe të sjellim punë dhe biznese këtu në Kosovë dhe Serbi”.

Asnjëri nga liderët e këtyre dy partive politike, të cilat edhe janë duke synuar të bashkëqeverisin vendin, nuk ka folur për media pas këtyre takimeve.

Ndërsa Grenell mbrëmë ka takuar edhe Presidentin HashimThaci. Tha se janë të fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa në një adresim para mediave, i pyetur nga gazetarët ai ka thënë se nuk ka afat për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi tha se është e rëndësishme që marrëveshja Prishtinë Beograd të arrihet në lidershipin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Grenell ka arritur në Kosovë dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën speciale të fluturimeve Kosovë-Serbi. Ai të premten do të qëndrojë në Beograd.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi