“Zgjidhja e çështjeve ekonomike lehtëson marrëveshjen politike”

Pas tensionit që shkaktoi në Bruksel, përfshirja energjike e Uashingtonit në dialogun Prishtinë-Beograd, përfaqësuesi special i Presidentit amerikan Riçard Grenell shpjegon veçoritë e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, që sipas tij do të përqëndrohet vetëm tek ekonomia pa ndërhyrë tek ana politike që i takon BE-së me anën politike. Për herë të parë ai zbulon ofertën konkrete për palët.

“Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë është të përqëndrohemi tek situata ekonomike, duke krijuar një zonë mini-Shenzhen. Të sjellim bizneset amerikane dhe europiane në rajon dhe pastaj europianët do të kenë më tepër sukses në aspektin politik”.

Zona e lirë ekonomike e Shenzhenit, ndër më të industrializuarat e vendit është një nga 5 zonat që kanë autonomi kundrejt ekonomisë së centralizuar të pjesës tjetër të Kinës komuniste. Kjo zonë është tepër tërheqëse bizneset prodhuese dhe tregtare vendase dhe të huaja pasi ka taksa të ulta që nxisin eksportet. Grenell sqaron pse Presidenti Trump vendosi të angazhojë administratën e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Ne vendosëm të përfshihemi, pasi shumë të ashtuquajtur ekspertë merreshin prej vitesh vetëm me problemet politike, duke injoruar gjerësisht ekonominë. Kur kam diskutuar me njerëzit në Kosovë dhe Serbi për shqetësimet që kishin, ata kërkonin para së gjithash zhvillim ekonomik, punësim”.

Presidentët Thaçi e Vuçiç do të takohen më 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e diplomatit Grenell, por pa praninë e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Tv Klan