“Mezi pres të bashkëpunoj me qeverinë e re”

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës. Pres të vazhdoj bashkëpunimin tim me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim, dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell në një deklaratë për mediat e Kosovës.

Tv Klan