Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku është takuar me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga takimi me Grenell, ku thotë se mbështet përpjekjet e tij për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Meta i ka dhuruar librin “Albania from the Air” Grenell në mënyrë që ai të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, tha Grenell. /tvklan.al