Grenell: Të nisë sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd

Grenell: Të nisë sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd

19:59 09/10/2019

I dërguari special i Presidentit amerikan për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka kërkuar gjatë takimit me kreun e shtetit Hashim Thaçi, që të nisë sa më shpejt dialogu mes Prishtinës e Beogradit.

Në deklaratën e presidencës pas takimit thuhet se, Marrëveshja e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Në takim me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetevendosje, e cila doli fituese në zgjedhje, Grenell ka thënë se, mungesa e marrëveshjes Prishtinë-Beograd është pengesa kryesore e investimeve të huaja.

Siç informon Vetëvendosja, Kurti është shprehur se përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor i nënshkrimit. Zoti Grenell ka takuar edhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani si dhe krerët e partive të tjera politike.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT