“Do të investojmë miliona Dollarë në Kosovë”

Ende pa u bërë tri javë nga nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike për normalizimin e marrëdhënieve një delegacioni i SHBA-së i prirë nga i dërguari i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell ka qëndruar në Kosovë.

Pas takimit Kryeministri Hoti dhe kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së nënshkruan zotimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Uashington. Grenell tha se po qëndrojnë në Kosovë për të treguar përkushtimin se ajo çfarë është nënshkruar në Uashington do të zbatohet.

“Nuk do të ishim këtu pa Presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja, ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset”.

“Do të financojmë miliona Dollarë projekte si autostrada e hekurudha. Kemi diskutuar edhe për një resort të skijimit. Do të shihni në ditët në vijim. Jemi shumë të përkushtuar për zhvillimin e bizneseve të vogla në Kosovë. Do të sjellim zhvillim financiar me burimet që i keni këtu”, tha kryeshef ekzekutiv i DCF-së.

Ndërsa kritikat e LVV-së Grenell i quan me natyrë politike, tha se koha do të tregojë se marrëveshja ishte e duhura. Grenell është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi me medaljen e artë të Meritave.

Delegacioni amerikan, pas Prishtinës, do të vizitojë Beogradin.

Tv Klan