Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi prej 1.3 kg heroinë.

Arrestimi u bë duke u gdhirë të ditës së hënë, në vendin e quajtur Kalpaki, rreth 26 km nga pika e kalimit të kufirit të Kakavijës.

Një patrullë e policisë e ndaloi automjetin dhe pas kontrollit u gjet sasia e drogës e fshehur në kroskot. Gjithashtu, në një nga sedilet e pasme ishin fshehur 500 gramë duhan, që gjithashtu ishin kaluar kontrabandë.

Policia sekuestroi mjetin, 4 celularë dhe një sasi parash prej 370 eurosh.

TV Klan