4 ditë nga arratisja nga ambientet e paraburgimit në Athinë, arrestohet një nga 3 shqiptarët e shumëkërkuar nga policia greke. Në prangat e policisë ra 24-vjeçari Gertian Vrushaj, ndërsa në kërkim mbeten edhe 31-vjeçari Marjus Dedolli dhe 17-vjeçari Laske Gjikolli.

Ata sharruan hekurat e qelisë që ndodhet në katin e dytë të ndërtesës dhe u hodhën nga një lartësi prej 10 metrash.

Shqiptarët akuzohen për 72 grabitje në Athinë dhe ranë në pranga gjatë një operacioni kundër tyre më 13 Qershor.

Tv Klan