Autoritetet greke kanë bllokuar në Pire një sasi me speca nga Shqipëria, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për konsum. Analizat laboratorike treguan se specat kishin përmbajtje të pesticidive më të lartë se norma e lejuar, raportojnë mediat greke.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 708 kilogramë speca, të cilat u bllokuan dhe u shkatërruan sipas legjislacionit grek. Sipas një deklarate të autoriteteve përkatëse të Pireut, do të vazhdojnë kontrollet e ushqimeve për t’u siguruar që janë në përputhje me normat e lejuara, shkruan shtypi vendas.

Mediat greke nuk kanë bërë me dije të dhëna të tjera rreth ngarkesës shqiptare me speca, që kishte përmbajtje të lartë të pesticideve.

/tvklan.al