“Ngjarje, shokuese në ditën e Pashkëve”.

Kështu shkruan media greke “Protothema”, pasi një vogëlushe në qytetin Thebes e cila po luante me shokët në rrugë, papritmas është shtrirë në tokë. Një nga banorët e zonës ka qëlluar me armë teksa ishte duke festuar Pashkët.

Nga të dhënat parapake dyshohet se vajza 8-vjeçare është goditur nga një plumb qorr. Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe mjekët kanë konstatuar se vajza kishte marrë një plumb në kokë.

Vogëlushja është duke luftuar me jetën.

/tvklan.al