Policia e Igumenicës ka vënë në pranga 5 shqiptarë, pasi janë kapur me 96 kilogramë marijuanë.

Mësohet se shqiptarët janë arrestuar teksa po kalonin kufirin në këmbë dhe kishin 4 çanta me drogë.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar. Policia ka nisur hetimet e mëtejshme.

/tvklan.al