Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një restorant në qytetin Kalamata të Greqisë. Njoftimet e para thonë se tre persona kanë humbur jetën.

Shkaku i shpërthimit thuhet se ka qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit. Sipas medias greke “Protothema” tre viktimat janë gra të moshës 35 deri 50 vjeç.

Shpërthimi ndodhi në Dionysos Tavern, në kryqëzimin e rrugëve Iroon dhe Santaroza, në orën 21:15 në mbrëmje.

Dy nga gratë që ndërrruan jetë ishin punëtore, ndërsa e treta gruaja e pronarit.

Mësohet se në tavernë ka pasur dhe persona të tjerët të cilët kanë mundur të largohen menjëherë pasi ka ndodhur shpërthimi. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëset si dhe policia.

/tvklan.al