Një shqiptar që punon në një hotel në Korfuz të Greqisë, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare, shtetase britanike.

14-vjeçarja, e cila ndodhet në ishull për pushime me familjen e saj, ka denoncuar 32-vjeçarin shqiptar. Vajza ka thënë në polici se shqiptari e joshi dhe më pas abuzoi me të në një dhomë të hotelit ku ajo po qëndron.

Nga ana tjetër, 32-vjeçari ka mohuar para hetuesve akuzat e bëra nga e mitura. Sipas shtypit grek që i referohet burimeve policore, shqiptari ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me 14-vjeçaren, por nuk ka abuzuar me të dhe gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar. /tvklan.al