Tre shqiptarë u arratisën mëngjesin e sotëm nga ambientet e paraburgimit të një rajoni policie në periferinë jugore të Athinës. Sipas mediave greke mësohet se shqiptarët arritën të largoheshin rreth orës 06:00 të mëngjesit duke shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metrash.

Ata ishin arrestuar pasi akuzoheshin për më shumë se 70 vjedhje si dhe trafik të lëndëve narkotike.

Policia greke ka nisur një aksion të madh për kapjen e tyre. Nuk dihen ende emrat e shqiptarëve të arratisur nga stacioni i policisë. Ata ranë në pranga gjatë një operacioni kundër tyre më 13 Qershor.

/tvklan.al