Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë akuza për krizën e emigrantëve në kufirin turk-grek. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan i bëri thirrje Greqisë të hapë kufijtë për kalimin e refugjatëve sirianë drejt Bashkimit Europian, ndërsa akuzoi palën greke se po keqtrajton refugjatët në kufi.

Greqia nuk ka pse shqetësohet nga emigrantët që duan të shkojnë në vende të tjera të Europës, ndaj duhet të hapë dyert për ta. Problemi këtu është se askush nuk e ngre zërin për trajtimin çnjerëzor që i bëhet azilkërkuesve nga pala greke”.

Por përmes këtyre pamjeve, qeveria greke akuzon forcat turke të sigurisë se po sulmojnë kufijtë e Greqisë për të ndihmuar hyrjen e paligjshme të refugjatëve sirianë. Në pamjet e publikuara, qeveria greke pretendon se mjetet e ushtrisë turke po largojnë rrethimin kufitar me tela me gjemba.

Ndërsa në këto xhirime të tjera, pala greke akuzon ushtarët turq se hedhin fishekzjarrë në drejtim të kufirit grek për të larguar forcat greke.

I ndodhur në Athinë, zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer tha se Greqia kishte të drejtën legjitime të siguronte kufijtë. Ai paralajmëroi Turqinë të bëjë kujdes me masat që merr, pasi sipas tij keqorientimi i emigrantëve që kërkojnë të kalojnë kufirin drejt vendeve të BE-së ka pasoja destabilizuese.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan do të takohet të hënën me krerët e Bashkimit Europian në Bruksel për të diskutuar për krizën që ka shkaktuar vendimi i Ankarasë për të hapur dyert drejt Europës për refugjatët sirianë.

Tv Klan