Greqia dhe Turqia duket se kanë hequr dorë nga lufta. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë njofton se është rënë dakord që palët të ulen në bisedime.

Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të zhvillojnë së shpejti raundin e 61-të të Bisedimeve Kërkimore në Stamboll”, shkruhet në njoftimin e ministrisë greke.

Ende nuk është vendosur një datë e saktë për këtë takim dhe as formati me të cilin do të zhvillohet. Ky njoftim nga autoritetet greke vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të acaruara.

Greqia dhe Turqia për javë të tëra kanë kërcënuar njëra-tjetrën me luftë, për shkak të territoreve në detin Mesdhe. Të dy shtetet pretendojnë territor, por situata nuk u përpoq të zgjidhej me dialog, por me kërcënim për luftë.

Për këtë situatë kanë ndërhyrë dhe fuqitë e mëdha dhe NATO, që gjithmonë kanë bërë thirrje për ulje në bisedime./tvklan.al